Site icon Telegrafi

Të shtëna me shumë të plagosur në një shkollë të mesme në Florida, arrestohet sulmuesi (Foto/Video)

(E plotësuar) Një i armatosur është arrestuar pas hapjes së zjarrit në një shkollë të mesme të Floridës, duke lënë të paktën 50 të plagosur.

Ndërkohë, ndonëse DailyMail më herët ka raportuar se bëhet fjalë për tre të vdekur, nuk dihet nëse një numër i tillë është i saktë.

Ndërkohë, mediumi në fjalë shkruan se policia e rrethoi Marjory Stoneman Douglas High School në Parkland, Florida, ku një i “armatosur rëndë”, i veshur me maskë gazi, hapi zjarr me armë “të gjatë” vetëm pas orës 14 pasdite. /Telegrafi/

——————————————————————————–

Derisa është raportuar për një sulm në një shkollë të mesme në Florida, mediat ndërkohë raportojnë se përveç të lënduarve, ka edhe të vdekur.

Sipas DailyMail, tre studentë kanë gjetur vdekjen dhe të paktën 50 janë plagosur nga të shtënat në masë në një shkollë të mesme, ku siç raportohet më tej, i armatosuri mbetet i pa kapur.

Ndërkohë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, raportohet se Presidenti Donald Trump është njoftuar për të shtënat.

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Lindsay Walters tha në një deklaratë: “Presidenti është njoftuar për të shtënat në Florida. Ne po e monitorojmë situatën. Mendimet dhe lutjet tona janë me ata që janë prekur nga kjo’.

Prindërit e dëshpëruar dhe të afërmit e nxënësve të mbyllur ende në shkollën e mesme kanë shuar në vendngjarje për të zbuluar nëse fëmijët e tyre ishin midis të lënduarve. /Telegrafi/


Të shtëna nga një “i armatosur rëndë” në një shkollë në Florida, flitet për 50 nxënës të lënduar (Foto/Video)

Të paktën 50 nxënës janë lënduar të shtënat masive në një shkollë të mesme të Floridës, ku sulmuesi, së paku tani për tani, thuhet se është i lirë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia ka rrethuar Majory Stoneman Douglas High School në Parkland, Florida, ku një i “armatosur rëndë”, e veshur me maskë gazi, hapi zjarr me një armë “të gjatë” këtë pasdite.

Policët konfirmojnë se mbetet një situatë aktive e rrezikshme, ndërkohë ka raporte se një nxënës është parë duke luftuar me personin e armatosur në një klasë.

Nxënësit thuhet se kanë barrikaduar veten në klasat e tyre.

Disa raporte tjera thonë se i armatosuri mund të ketë ikur nga shkolla, duke u përzier me nxënësit e tjerë ndërsa ata ikën nga ndërtesa. /Telegrafi/

Exit mobile version