Site icon Telegrafi

Të shtëna në Wiesbaden të Gjermanisë, një i vdekur e dy të plagosur

Persona të panjohur hapën zjarr në Wiesbaden, duke vrarë një dhe duke plagosur dy persona, shkruajnë mediat e huaja.

Megjithatë, siç shkruajnë mediat gjermane, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një tentim vjedhje të një kioske.

Pas incidentit, sulmuesi ishte fshehur, dhe policia në operacionin e kërkimit kishte angazhuar edhe një helikopter.

Të shtënat vijnë pas ngjarjes së tmerrshme të ndodhur mbrëmë në Berlin, kur një kamion u fut në një turmë njerëzish në një panair të Krishtlindjeve, ku si pasojë vdiqën 12 dhe u lënduan 48 të tjerë. /Telegrafi/

Exit mobile version