Telegrafi

Të shtëna në Toronto, raportohet edhe për të vdekur (Video)

Një grua u vra dhe 13 të tjerë u plagosën nga të shtënat në Toronto të dielën natën, tha shefi i policisë Mark Saunders.

Sipas tij, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, edhe i dyshuari gjithashtu është i vdekur.

Ndërkohë bëhet e ditur se viktimat e të shtënave po trajtohen për lëndimet e tyre, njëra prej të cilave, një vajzë thuhet të jetë në gjendje kritike.

Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 10:00 të mbrëmjes në Lagjen Greektown të Torontos.

Një dëshmitar i cili ishte afër skenës së krimit ka thënë se ai dëgjoi rreth 20 të shtëna, në mënyrë të përsëritur. /Telegrafi/