Një person i armatosur në Teksas vrau një person dhe plagosi të paktën pesë të tjerë – katër prej të cilëve janë në gjendje kritike – në depon e një fabrike në Bryan; incident që ndodhi të enjten pasdite.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, i armatosuri, i cili besohet të jetë një punonjës i kompanisë, Kent Moore Cabinets, u largua para se të mbërrinte policia, por u dërgua më vonë në paraburgim, tha Policia e Bryan.
Në një deklaratë tjetër, Departamenti i Policisë në Bryan, tha se i dyshuari ishte Larry Bollin nga qarku Grimes në Teksas.
Sipas njoftimit, 27-vjeçari u mor në paraburgim nga Departamenti i Sigurisë Publike në Teksas dhe ishte akuzuar për vrasje. /Telegrafi/