Telegrafi

Të shtëna në Phoenix, gjashtë të plagosur

“Të shtënat u dëgjuan sot rreth orës 10 e 30 minuta sipas kohës lokale, kur një person hyri në ndërtesën afariste dhe filloi të shtinte me armë zjarri”, tha përfaqësuesi i policisë në Phoenix, raporton USA Today.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur mbi 50 automjete policore, dhjetëra automjete zjarrfikëse dhe të ndihmës së shpejtë, kurse policia është vënë në ndjekje të sulmuesit. Nuk ka kurrfarë indikacionesh për motivet e këtij sulmi. /Telegrafi/