Telegrafi

Të shtëna në Paris, raportohet për dy persona të vdekur e disa të lënduar

Dy persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur nga të shtënat në qendër të Parisit të premten, sipas policisë dhe zyrës së prokurorit publik.

Incidenti ndodhi në rue d’Enghien, që ndodhet midis Saint-Denis dhe Montmartre në lagjen e 10-të të kryeqytetit francez, transmeton Telegrafi.

Policia e Parisit tha se një person ishte arrestuar dhe u kërkoi njerëzve që të shmangnin zonën dhe të lejonin ndërhyrjen e shërbimeve.

Video të shumta në rrjetin social tregojnë autoritetet në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/