Disa persona janë plagosur sot nga të shtënat në një shkollë të mesme në qytezën Grasse në jug të Francës, raporton AFP.
Burime të agjencisë franceze të afërta me Policinë kanë thënë se sulmuesi ka hyrë në shkollën “Tocqueville” dhe ka hapur zjarr.
Sipas këtyre burimeve deri më tani bëhet e ditur se nga ky sulm dy persona janë plagosur ndërsa sulmuesi ka ikur.
Ndërkohë bëhet e ditur se policia ka arrestuar një 17 vjeçar, duke shtuar se i dyshuar i dytë është në arrati dhe sipas mediave francze bëhet fjalë për një incident në mes të dy nxënësve. /kp/