Telegrafi

Të shtëna në një qendër tregtare në Teksas, raportohet për 18 të plagosur

Në një qendër tregtare në Teksas të shteteve të Bashkuara, një preson i armatosur ka hapur zjarr, duke lënë disa të plagosur.

Policia në El Paso ka kërkuar të qëndrohet larg zonës, derisa jo zyrtarisht thuhet se 18 persona janë plagosur, ndërsa nuk dihet për gjendjen e tyre, transmeton Telegrafi.

“Skena është ende aktive, Ju lutem qëndroni larg  asaj qendre dhe qëndroni në hapësira të sigurta. Për më tepër përcillni lajmet” thuhet shkurt në komunikatën e policisë në Twitter.

Në fotografitë e shpërndara në rrjetet sociale, shihen njerëz duke dalë prej qendrës me duar lart, ndërsa kryerësi i veprës ende nuk dihet se ku ndodhet. /Telegrafi/