Telegrafi

Të shtëna në një poligon në Belgorod të Rusisë, vriten 11 ushtarë rusë

Ilustrim

Dy ushtarë vullnetarë hapën zjarr ndaj trupave të tjera në një poligon të qitjes ushtarake ruse pranë Ukrainës, duke vrarë 11 ushtarë dhe duke plagosur 15 të tjerë, tha ministria ruse e mbrojtjes.

Të shtënat thuhet se kanë ndodhur në rajonin Belgorod në Rusinë jugperëndimore, që kufizohet me Ukrainën, transmeton Telegrafi.

Ministria e Mbrojtjes e Moskës tha se dy vullnetarët nga një ish-vend sovjetik i paidentifikuar hapën zjarr ndaj ushtarëve të tjerë gjatë stërvitjes, përpara se të vriteshin nga zjarri i kundërt.

Ministria e quajti incidentin një sulm terrorist. /Telegrafi/