Site icon Telegrafi

Të shtëna në një dhomë hoteli ku gjendej edhe një trevjeçare, reagon policia – vrasin burrin që nuk iu bind urdhrave të tyre (Video)

Ky është momenti dramatik kur policia ka qëlluar dhe ka vrarë një njeri me armë zjarri, para një vajze trevjeçare.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një ngjarje kur George Randall Newman, 26 vjeç, kishte vdekur nga dy plagë me armë zjarri në gjoks në orët e hershme të 1 tetorit të vitit të kaluar në Kolorado.

Siç bëhet e ditur, policia ishte thirrur në hotel nga një mysafir në dhomën poshtë Newman, i cili tha se një e shtënë ishte shkarkuar nga tavani i tij.

Policët pastaj ishin përpjekur të thërrasin dhomën ku Newman po qëndronte dhe ta marrin atë për të dalë, por nuk morën përgjigje.

Ndërkohë policia mund të dëgjohet duke i thënë atij që t’i ngrejë duart lart para se t’i kërkojë dy herë që ta lëshojë armën, të cilën Newman nuk e bën.

Polici pastaj e qëllon atë me dy të shtëna që e godasin Newmanin në gjoks, duke e shtrirë atë në dysheme, derisa vajza e vogël dëgjohet duke qarë.

Policët pastaj e nxjerrin fëmijën nga dhoma para se të bëjnë thirrje për ndihmë mjekësore për të trajtuar Newmanin, i cili mund të dëgjohet duke bërtitur në dysheme. Më vonë, thuhet se vdiq nga plagët e marra. /Telegrafi/

Exit mobile version