Site icon Telegrafi

Të shtëna në Nebraska – pushohet nga puna, vret dy kolegë gjersa atë e eliminon një koleg

Një punonjës që qëlloi mbi një sulmues të armatosur, i cili më parë kishte vrarë dy persona në një silo drithi në Nebraska, ndoshta parandaloi më shumë vdekje.

Një punonjës, i cili nuk u emërua, mori një armë dhe qëlloi Max Hoskinson (61), pasi ai filloi të qëllonte në “Agrex” në Supirior, Nebraska, të enjten, raporton AP.

Autoritetet thanë se Hoskinson u pushua nga puna të enjten dhe u kthye atë pasdite me një armë dhe filloi të qëllojë në zyrën e kompanisë. Viktimat u identifikuan si Sandra Nelson (60) dhe Darin Kepke (53), ndërsa personi i tretë i goditur nga Hoskinson, i cili iu nënshtrua plagëve në spital, u kujdes dhe u lirua për trajtim në shtëpi, raporton cnn.

Policia tha gjatë një konference për shtyp se autoritetet nuk presin që të ngrihet asnjë akuzë kundër punonjësit që qëlloi Hoskinson.

“Në fakt, ka të ngjarë që veprimet e punonjësit të parandalojnë shumë humbje të tjera të jetës në këtë tragjedi”, tha një zyrtar i policisë.

Gjithashtu u tha se policia ende nuk mund të komentojë nëse Hoskinson kishte në shënjestër viktimat, të cilët ishin të gjithë punonjës të Agrex dhe u tha se disa punonjës të tjerë të kompanisë ishin në vend kur ndodhi të shtënat. /Telegrafi/

Exit mobile version