Telegrafi

Të shtëna në Karolinën e Veriut, dy të vdekur e 12 të plagosur

Dy persona u qëlluan për vdekje dhe 12 të tjerë u plagosën të hënën në Karolinën e Veriut, nga të shtënat gjatë një ngjarjeje festive në qytet.

“Disa persona kanë shtënë dhjetëra herë drejt turmës”, tha Departamenti i Policisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, oficerët iu përgjigjen thirrjes për një sulm në orët e para të mëngjesit, ndërsa kur arritën në vendin e ngjarjes gjetën një grua me plagë. Bëhet e ditur se e njëjta vdiq menjëherë pas lëndimeve të rënda.

Policia njoftoi më tej se qindra njerëz ndodheshin në rrugët e qytetit, ndërsa përveç dy viktimave edhe 12 persona të tjerë u plagosën. /Telegrafi/