Site icon Telegrafi

Të shtëna në Georgia të SHBA-së, një çift i martuar dhe nipi i tyre vriten në një grabitje

Autoritetet në shtetin amerikan të Georgias kanë konfirmuar se tre persona u vranë nga të shtënat gjatë një grabitjeje në një poligon në distriktin rural të Koveta, 80 kilometra në juglindje të Atlantës.

Administrata e policisë në qytetin Grantville njoftoi në Facebook se grabitja ndodhi të premten mbrëma.

Kur policia mbërriti në vendngjarje rreth orës 20:00, zbuloi se pronari i kompanisë Lock Stock & Barrel Shooting së bashku me gruan dhe nipin e tij ishin vrarë.

Janë marrë rreth 40 armë dhe një video kamera sigurie, raporton cnn.

Departamenti i FBI-së në Georgia mori përsipër hetimin, dhe Byroja për Alkool, Duhan, Armët e Zjarrit dhe Eksplozivët u thirr për shkak të sasisë së armëve të marra.

Policia është në kërkim të dëshmitarëve dhe deri më tani nuk ka njoftuar për ndonjë arrestim. /Telegrafi/

Exit mobile version