Një adoleshent u vra dhe nëntë persona të tjerë u plagosën në dy të shtëna të ndara në lagjen North Lawndale të Çikagos të mërkurën në mbrëmje.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Policia e Çikagos tha se pesë persona, përfshirë dy adoleshentë, u plagosën në të shtënat e para afër W. 13th St. dhe S. Christiana Ave. rreth orës 6:05 pasdite.
Viktimat ishin nga mosha 14 deri në 22 vjeç, tha policia.
Policia e Çikagos tha se një djalë 14-vjeçar i cili u qëllua në kokë vdiq në spital.
Ndërkohë një djalë 16-vjeçar i cili u qëllua në kokë është në gjendje kritike dhe tre meshkuj të tjerë të rritur janë gjithashtu të shtruar në spital në gjendje të qëndrueshme.
Rreth pesë minuta më vonë, pesë persona të tjerë, përfshirë tre adoleshentë të tjerë, u qëlluan vetëm disa blloqe larg pranë W. Douglas Blvd. dhe S. Ridgeway Ave.
Policia tha se një djalë 15 vjeçar, djalë 14 vjeçar dhe djalë 17 vjeçar u dërguan në spital në gjendje të mirë.
Policia po shikon nëse të dy të shtënat kishin lidhje. Asnjë detaj tjetër mbi rrethanat e asnjërës prej të shtënave nuk është bërë i ditur. /Telegrafi/