Një person është arrestuar në fshatin Shkrel të Pejë, pasi që në një aheng familjar kishte shtënë me armë zjarri disa herë.
Nga i dyshuari është konfiskuar një armë AK-47 me dy fishek të kalibrit 7.62 mm. Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Të shtëna në një aheng familjar kishte edhe në fshatin Raushiq të Pejës, ku një person i panjohur në parkingun e një restoranti ka shtënë me armë zjarri në ajër dhe është larguar në drejtim të panjohur.
Në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale një gëzhojë e kalibrit 7.62mm. Njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin.