Telegrafi

Të shtëna në aeroportin e Dallasit (Video)

Së paku një person është lënduar sot nga të shtënat në aeroportin e Dallasit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raportojnë mediat amerikane.

Policia ka evakuuar një pjesë të aeroportit ndërkombëtar në këtë qytet ka bërë të ditur TV FOX News.

Të shtënat kanë ndodhur në pjesën e ndërtesës për bagazh ndërsa në incident është përfshirë një polic.