Site icon Telegrafi

Të shtëna në Tetovë, nuk ka të lënduar

Hand Holding Gun

Mbrëmë rreth orës 19:30, tani për tani person i panjohur ose person me armë zjarri ka gjuajtur disa plumba drejt shtëpisë së tetovarit G.N. 43 vjeçar, në rrugën ‘108’ në Tetovë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas SPB Tetovë nga distanca 20 metërshe, ka gjuajtur me armës në anën e përparme të shtëpisë, në të cilën janë gjendur dy persona femra, njëra prej të cilave ka qenë e mitur. Për fat nuk ka të lënduar, kurse ka shkaktuar shumë dëme në katin e parë të shtëpisë, si dhe rrota e pasme e automjetit ‘Jaguar’, gjithashtu, i pronarit G.N.

Është kryer inspektim i plotë, janë gjetur 7 gëzhoja të kalibrit 9 milimetër dhe fragmente nga tre raketa. Janë marrë masa dhe aktivitete për qartësimin e plotë të rastit të të gjitha gjërave lidhur me këtë rast dhe për gjetjen e kryerësit, informojnë nga SPB Tetovë.

Nga burime anonime Kanal 77 bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një borxh të papastruar dhe të shtënat ishin paralajmërim për borxhin. /Telegrafi/

Exit mobile version