Site icon Telegrafi

Të shtëna me armë në Malmo të Suedisë, plagoset një person

Policia rrethoi zonën përreth një qendre tregtare në Malmo të Suedisë, ku një burrë u plagos pasditen e sotme.

Gazeta lokale “Sydsvenskan” flet për një person të dërguar me autoambulancë në spital, pasi është qëlluar, sipas gjasave në këmbë. Nuk ka shumë të dhëna mbi të apo agresorin, por autoritetet janë duke e hetuar incidentin, e po flasin me dëshmitarët okularë, transemton TCH.

Për pak kohë, forcat e rendit nuk lejuan asnjë hyrje-dalje nga qendra, ku ka një rrjet dyqanesh, “fast food”-e dhe një restorant.

Malmo, përfshirë zonën Rosengard ku ndodhi ngjarja, ka përfunduar shpesh në lajmet kryesore për shkak të incidenteve me armë zjarri, të cilat besohet se më së shumti kanë lidhje me bandat kriminale.

Exit mobile version