Site icon Telegrafi

Të shtëna masive me armë në rrugët e Kabulit, në mes të protestave anti-talebane

Të shtëna masive kanë shpërthyer në kryeqytetin afgan, ndërsa talebanët po “shtypnin” një protestë.

Kështu ka raportuar korrespondenti i Euronews në Kabul, sipas të cilit, talebanët filluan të qëllojnë për të shpërndarë një protestë dhe u thanë gazetarëve që të ndalojnë xhirimet, përcjell Telegrafi.

Sidoqoftë, rruga ishte e qetë pas dhjetë minutash të shtënave pa pushim.

Ndryshe, talebanët pushtuan kryeqytetin e Afganistanit në mes të gushtit, pas një kontrolli të shpejtë në të gjithë vendin.

Ata deklaruan të hënën se kishin marrë nën kontroll Luginën Panjshir, provincën e fundit të mbajtur nga luftëtarët anti-talebanë. /Telegrafi/

Exit mobile version