Telegrafi

Të shtëna jashtë një shkolle të mesme në Milwaukee, raportohet për të plagosur

Pesë persona u qëlluan dhe u plagosën jashtë një shkolle të mesme në Milwaukee – SHBA, ku thuhet se po zhvillohej një ndeshje basketbolli në mbrëmje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, katër vajza adoleshente dhe një grua u qëlluan rreth orës 19:30 të martën (sipas kohës lokale) pranë shkollës së mesme Rufus King, tha policia.

Sipas të dhënave të para, të pestët ishin larguar nga një lojë basketbolli dhe ishin përfshirë në një lloj përleshje kur u qëlluan.

Për fat të mirë, plagët e tyre nuk besohet të jenë kërcënuese për jetën.

Autoritetet kanë bërë të ditur se po kërkonin një të dyshuar që është i njohur për ta. /Telegrafi/