Një biznes në Kamzë është qëlluar me armë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20 dhe prona është në emër të shtetases E.M. Sipas policisë dëmet kanë qenë vetëm materiale.
Ndërkohë, rreth orës 01:00, në bulevardin “Nënë Tereza” një makinë tip “Audi Q7” dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse.
Policia njoftoi se si pasojë është dëmtuar mjeti dhe xhamat e një biznesi afër mjetit. /Euronews Albania/