Një person i armatosur është qëlluar për vdekje dhe tre policë janë lënduar, pas të shtënave që ndodhën në afërsi të ambasadës izraelit në Jordani, kanë njoftuar burim të afërta me organet e sigurisë.
Policia qëlloi sulmuesin që hapi zjarri mbi patrullën e policisë në Rabiah të Ammanit, transmeton Telegrafi.
Ministri jordanez i Komunikimit, Mohamed Momani, i ka përshkruar të shtënat si sulm terrorist që kishte shënjestruar forcat e rendit të këtij vendi.
Ai shtoi në një kumtesë se hetimet janë duke vazhduar për të konstatuar motivin e këtij sulmi.
Policia jordaneze ka rrethuar zonën në afërsi të ambasadës, kurse dy dëshmitarë thanë se policia dhe autoambulancat në Rabiah janë stacionuar për arsye të sigurisë.
🔴JORDAN 🇯🇴| A shooting broke out during the night near the Israeli embassy in #Amman, reports Al Arabiya television. The police immediately cordoned off the area. The embassy of #Israël in the capital of #Jordan has normally been empty of Israeli personnel for several months. pic.twitter.com/XzLtjXxD00
— Nanana365 (@nanana365media) November 24, 2024
Kjo zonë është “pikë e nxehtë” për shkak të demonstratave të organizuara kundër Izraelit.
♦️ Shooting at the Israeli regime’s embassy in Amman
🔹 Jordanian Police: The attacker was killed
🔸 During a security incident near the Israeli embassy in Amman, the capital of Jordan, gunfire was directed at the embassy compound for several minutes. pic.twitter.com/BWQ4l7TNb8
— Middle East EYE (@MedE_EYE) November 24, 2024
Policia u ka bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, derisa organet e sigurisë kanë rritur masat e mbikëqyrjes. /Telegrafi/