Një burrë i paidentifikuar ka shtënë me armë para gjykatës në Ankara, ku janë duke u marrë në pyetje gjeneralët e akuzuar për përfshirje në grusht shtet ushtarak, raporton AP.
Sipas medieve turke, policia ka arritur të neutralizojë sulmuesin, transmeton Telegrafi.
Gjithsej 103 gjeneralë dhe admiralë të ushtrisë turke, janë arrestuar në kuadër të hetimit të grusht shtetit të dështuar gjatë të premtes mbrëma, raporton Anataolia.
Janë arrestuar oficerë të rangut të lartë, nga njësi të ndryshme dhe korpusit të ushtrisë në gjithë Turqinë. Ata dyshohen për përfshirje të grusht shtetit, ku mbetën të vrarë 290 persona.
Anëtarët e njësisë anti-terroriste të policisë, në orët e hershme kanë bastisur akademinë prestigjioze të forcave ajrore në Ankara në kërkim të rebelëve.
Pas bastisjeve është arrestuar gjenerali Mehmet Disli, që akuzohet se ka drejtuar rrëmbimin e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë, Huluuzi Akara. Gjatë grusht shtetit. /Telegrafi/