Site icon Telegrafi

Të shtëna armësh para Parlamentit turk, policia plagos shoferin e traktorit që nuk deshi të ndalet (Video)

Mediat turke raportojnë se policia ka shtënë në drejtim të një traktori para ndërtesës së parlamentit turk, pasi që shoferi kishte injoruar paralajmërimet e policisë që ta ndalë traktorin.

E përditshmja Cumhuriyet raporton se traktori kishte lëvizur në sheshin e qendrës së qytetit në Ankara, dhe se policia që përkujdeset për sigurinë e Parlamentit i kishte kërkuar shoferit që të ndalet, transmeton Telegrafi.

Televizioni turk NTV raporton se shoferi i traktorit është qëlluar në këmbë, dhe se aktualisht është duke u marrë në pyetje nga policia.

Nuk dihet se pse ky traktor kishte lëvizur nëpër qendrën e qytetit të Ankarasë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version