Telegrafi

Të shtëna armësh në veri të Mitrovicës

Të shtëna armësh janë dëgjuar të premten rreth orës 17:30, nga një kafene që ndodhet në rrugën “Oslobodjenje” në Veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KosovaPressit.

Sipas këtyre burimeve, pas të shtënave nuk është raportuar për të lënduar.

Ndërsa, përveç Policisë së Kosovës, në vendngjarje kanë dalë edhe karabinierët italianë.

Ende nuk dihen motivet e këtij incidenti. Kujtojmë se të dielën mbahen zgjedhjet serbe, përfshirë edhe Mitrovicën Veriore.