Në afërsi të një tregu të Krishtlindjeve në Strasburg të Francës janë dëgjuar të shtëna armësh, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur.
Në fillim ishte raportuar se ushtria franceze ka vrarë personin që ai i kishte plagosur, por doli të jetë ndryshe – ai është në arrati, transmeton Telegrafi.
#BREAKING Reports of a shooting incident in Strasbourg Christmas market – 2 injured pic.twitter.com/TJxJ3hG9Fr
— Amichai Stein (@AmichaiStein1) December 11, 2018
Në videot e publikuara në rrjetet sociale mund të dëgjohen të shtënat e armëve në një rrugë në Strasburg të Francës.
Martina Anderson, deputetet e Parlamentit Evropian ka shkruar në Twitter se ka qenë në atë treg kur ka dëgjuar të shtënat.
🔴 #Última hora | Confusión en torno a un posible tiroteo en el mercado navideño de Estrasburgo hace apenas unos minutos.
La policía ha evacuado la zona y han cortado la calle principal.#strasburg
Vía @MarioSaavedra pic.twitter.com/e2Kej7yLJN
— Noticias CMM (@CMM_noticias) December 11, 2018
Në vendin e ngjarjes kanë dalë forca të shumta të policisë, kurse e gjithë zona përreth është bllokuar për shkaqe sigurie.
Banorët e asaj zone janë mbyllur nëpër shtëpitë, kurse turistët që kanë dashur të rikthehen nëpër hotelet e tyre nuk kanë mundur ta bëjnë një gjë të tillë. /Telegrafi/
https://twitter.com/Kyruer/status/1072574264832901122