Telegrafi

Të shtëna armësh në Stamboll, pesë të plagosur (Foto)

Dy persona që ishin në një motoçikletë kanë qëlluar me armë në drejtim të një kafiterie në Stamboll, ku si pasojë pesë persona kanë mbetur të plagosur, raporton DHA.

Sulmi ka ndodhur në pjesën veriperëndimore të Stambollit në lagjen Fatih, ku edhe ndodhen zyrat e autoriteteve qeveritare, transmeton Telegrafi.

Sipas organeve të sigurisë në vendin e ngjarjes kanë dalë autoambulancat dhe patrulla të shumta të policisë. Ndërkaq të plagosurit janë dërguar në spitalin më të afërt për trajtim. /Telegrafi/