Site icon Telegrafi

Të shtëna armësh në selinë e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, tre të plagosur dhe një i arrestuar (Foto/Video)

Policia në Fort Mid në Maryland të SHBA-ve, është alarmuar pas raportimeve për të shtëna armësh në afërsi të selisë se Agjencisë Kombëtare të Sigurisë e njohur si NSA.

Të paktën tre persona janë plagosur në këtë incident raportojnë mediat amerikane, ndërsa një person tjetër është arrestuar, transmeton Telegrafi.

Të pyetur për të shtënat në NSA, zyra e FBI-së në Baltimore ka njoftuar se kanë dërguar ekipe si përgjigje ndaj të shtënave, ndërsa në NSA pretendojnë se e kanë situatën nën kontroll.

Raportohet se autostrada që qon në For Midd është bllokuar në të dy anët, ndërsa shoferëve u janë rekomanduar rrugët alternative. Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan Donald Trump është njoftuar për këtë incident.

Fotografitë që janë shfaqur në rrjetet sociale, tregojnë një furgon të zi në hyrje të ndërtesës dhe një burrë me pranga në duar, që dyshohet të jetë sulmuesi. Në disa imazhe tjera në xhamin e përparmë të furgonit vërehen vrima të plumbave të shkrepur. /Telegrafi/

Exit mobile version