Një burrë është vrarë gjatë të shtënave me armë, ku brenda gjashtë sekondave janë shkrepur mbi 20 plumba.
Videoja e publikuar më poshtë e filmuar nga kamerat e sigurisë në pjesën perëndimore të Milëaukee në Winsconcin, shfaq një ngjarje të tmerrshme, transmeton Telegrafi.
Gjatë të shtënave me armë ka humbur jetën 36-vjeçari Lanell B. Taylor, ndërsa nga mediat është përshkruar si “njeri familjar”.
Ai kishte humbur jetën derisa po mundohej të gjente një vend të sigurtë të strehohej, në momentin kur dy banda rivale kishin vendosur të qërojnë hesapet në rrugë me armë të ndryshme nga revolet e deri tek kallashnikovët.
Besohet se fillimisht bandat rivale ishin grindur brenda një lokali, kurse situata eskaloi kur vendosën ta përfundojnë këtë mosmarrëveshje me armë. /Telegrafi/