Telegrafi

Të shtëna armësh në Prishtinë

Të shtëna armësh të cilat dyshohet të kenë ardhur pas një zënke ndërmjet dy grupeve, janë raportuar të jenë dëgjuar gjatë mbrëmjes së sotme në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për Telegrafin se rreth orës 21:27, në rrugën e UÇK-së, janë dëgjuar të shtëna armësh.

Ai ka thënë se njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur sipas tij, në dy gëzhoja dhe një fishek të pa shkrepur.

“Në bazë të informacioneve të deritashme nuk raportohet për të lënduar. Në lokacion kanë dalur njësitet relevante policore, hetuesia dhe krimteknika, të cilët po merren me ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Rasti është duke u hetuar”, ka shtuar Kelani./Telegrafi/