Telegrafi

Të shtëna armësh në Prishtinë, pamjet nga vendi ku ndodhi përleshja ndërmjet dy grupeve (Foto/Video)

Në orët e vona të mbrëmjes, siç kanë shkruar mediat vendase, në rrugën “UÇK” në Prishtinë ka ndodhur një përleshje ndërmjet dy grupeve, e cila ka pasuar edhe me të shtëna armësh.

Siç kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës, incidenti ka ndodhur rreth orës 21.27.

Po sipas Policisë, njësia policore ka arritur në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në dy gëzhoja dhe një fishek të pa shkrepur.

Sipas informacioneve të para, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

Ndërkohë mediat kanë publikuar pamje nga vendi ku ka ndodhur incidenti. /Telegrafi/


Te shtena ne Prishtine by GazetaExpresscom