Site icon Telegrafi

Të paktën tre të vdekur, detaje të reja rreth të shtënave me armë në Pennsylvania

(E plotësuar) Të paktën tre persona kanë vdekur pas të shtënave në Falls Township, Pensilvani, mëngjesin e së shtunës, thonë zyrtarët.

“Ne po hetojmë një vrasje që ndodhi këtë mëngjes”, i tha CNN, Jeff Dence, kryetar i bordit të mbikëqyrësve të qytetit. “Tre persona u vranë në dy rezidenca të ndryshme”.

Policia e ka identifikuar të dyshuarin si 26-vjeçarin Andre Gordon.

Pas të shtënave fatale, i dyshuari “grabiti një qytetar në një vend të tretë”, shtoi Dence.

“Besohet se Gordon i njihte të gjitha viktimat (përveç viktimës së grabitur).

Gordon besohet të jetë aktualisht i pastrehë. /Telegrafi/


Të shtëna armësh në Pennsylvania, raportohet edhe për viktima – policia ka lëshuar një “urdhër strehimi”

Policia ka lëshuar një urdhër strehimi në Falls Township, Pennsylvania, mes raporteve për një sulmues aktiv me armë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia i ka thënë publikut që të respektojë të gjitha udhëzimet e dhëna dhe tha se më shumë informacion do të publikohet kur të bëhet i disponueshëm.

“Policia po u kërkon banorëve që të kyçin të gjitha dyert dhe të lëvizin në një vend të sigurt larg dritareve”, tha Departamenti i Policisë së Falls Township.

Autoritetet në Middletown Township fqinjë thanë se kishte të shtëna të konfirmuara në Falls Township.

“Ka disa viktima të qëlluara me armë dhe nuk dihet nëse ato janë në shënjestër apo rastësisht”, tha Departamenti i Policisë së qytetit të Middletown.

“MTPD po monitoron trafikun dhe kufijtë tanë dhe nuk duket se sulmuesi ka hyrë në kufijtë e vendbanimit tonë”. /Telegrafi/

Exit mobile version