Të shtëna armësh kanë ndodhur në një spital në Çeki, ku kanë mbetur të vrarë të paktën gjashtë persona.
Siç raportojnë mediat lokale, sulmuesi është në arratis, kurse disa persona kanë humbur jetën nga të shtënat në Ostrav të Çekisë, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, policia ka bërë të ditur se janë vrarë të paktën gjashtë persona dhe se dy tjerë janë lënduar. Kujtojmë që të shtënat kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit në spitalin e qytetit të Ostravës në verilindje të vendit.
Megjithatë ishte policia që reagoi shpejtë me njësitë elitare për situata të jashtëzakonshme që u stacionuan në afërsi të spitalit, duke bërë që sulmuesi të arratiset nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=K1AUiDVpVVE&feature=emb_title