Telegrafi

Të shtëna armësh në një shkollë në Washington, një nxënës i vrarë dhe pesë të plagosur (Foto/Video)

Një nxënës është vrarë dhe pesë tjerë janë plagosur, kur një burrë i armatosur filloi të qëllojë me armë brenda një shkolle, duke i detyruar adoleshentët dhe stafin të strehohen nëpër klasa.

Pamjet e publikuara në internet, shfaqin nxënësit duke u fshehur nën banka, pasi disa të shtëna armësh u dëgjuan në shkollën “Freeman” në Rockford të Washingtontit, transmeton Telegrafi.

Personi që dyshohet se ka shtënë është arrestuar nga policia, ndërsa të paktën pesë nxënës dhe një profesor janë qëlluar nga ky burrë i paemëruar.

Një nxënëse e identifikuar si Christina ka postuar në internet fotografitë e nxënësve të fshehur nëpër klasa.

Zëdhënësi i policisë ka deklaruar se të paktën një nxënës është vrarë, kurse pesë tjerë janë plagosur. /Telegrafi/