Site icon Telegrafi

Të shtëna armësh në një shkollë në Teksas (Video)

Një zëdhënës i policisë konfirmoi të premten se po hetojnë një situatë me të shtëna në një shkollë në Santa Fe.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, shkolla e mesme është e vendosur pak më pak se 40 milje në jug të Hjustonit.

Deri më tani nuk ka të dhëna nëse dikush është i plagosur.

Gjithashtu autoritetet e sigurisë kanë bërë të ditur se forca të policisë janë dërguar në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, Kim Sullivan prindi i një 17-vjeçare në Santa Fe High School ka thënë se vajza e ka telefonuar duke i thënë se ka të shtëna në shkollë.

Vajza i ka thënë asaj se ishin këshilluar që të largoheshin nga aty, kështu që vrapuan në një stacion gazi, përgjatë rrugës nga shkolla.

Sullivan thotë se ka shumë fëmijë dhe prindër të hutuar që përpiqen të gjejnë fëmijët e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version