Site icon Telegrafi

Vrau tetë nxënës, një roje sigurie dhe plagosi disa të tjerë – detaje të reja nga të shtënat me armë nga një adoleshent në një shkollë në Beograd

(E plotësuar) Policia në Beograd ka arrestuar K. K. (14), i cili rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm ka vrarë të paktën tetë fëmijë, një roje dhe ka plagosur rëndë mësuesin e historisë dhe disa të tjerë me armën e të atit.

Sipas mediave serbe, ai kishte një kapuç të zi në kokë dhe po ecte i qetë sikur të mos kishte ndodhur asgjë, përcjell Telegrafi.

Dyshohet se ai ka marrë një armë herët mëngjesin e sotëm dhe ka shkuar në shkollë.

Në hyrje është ndaluar një roje sigurie me të cilin ka debatuar dhe ka nisur ta sulmojë atë.

Më pas, ai e qëlloi me gjakftohtësi. /Telegrafi/

+++++

Të shtëna armësh në një shkollë fillore në Beograd, raportohet për të vdekur dhe të plagosur

Në një shkollë në zonën Vraçar të Beogradit, sot rreth orës 8 të mëngjesit ka pasur të shtëna armësh.

Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, si pasojë, aty është vrarë një roje dhe disa fëmijë janë plagosur.

Veç kësaj, raportohet se një djalë – që thuhet se është 14-vjeçar – që dyshohet se ka qëlluar, është arrestuar.

Autoritetet policore kanë bërë të ditur se gjithçka ka ndodhur në klasë, kur djali ka nxjerrë armën dhe ka filluar të qëllojë. Ai qëlloi disa të shtëna.

Sipas informacioneve jozyrtare, një djalë dhe një vajzë janë dërguar në Qendrën Emergjente.

Disa media kanë deklaruar gjithashtu se mes fëmijëve ka edhe të vdekur, por ky informacion nuk është konfirmuar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipe të ambulancës dhe një numër i madh policësh. /Telegrafi/

Exit mobile version