Dy njerëz u qëlluan me armë në një koncert në mbrëmjen e 3 nëntorit në qytetin Garden në Kaliforni.
Megjithatë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, për fat të mirë, viktimat e dhunës nuk janë në rrezik për jetë.
Po sipas mediave, kjo nuk është hera e parë e dhunës së këtij lloji në koncerte.
Në muajin prill gjithashtu u anulua në një koncert në Parkun e Motosportit në Virxhinia, pasi u dëgjuan të shtëna armësh.
E në një video të publikuar nga mediat e huaja, shihet ngjarja, përkatësisht personi duke qëlluar me armë.
Bëhet fjalë për një person me xhaketë të kaltër, i cili po shtinte në ajër. /Telegrafi/