Site icon Telegrafi

Të shtëna armësh në një kafiteri në Kansas City, vriten tre persona dhe dy tjerë plagosen – policia po heton rastin

Tre persona janë vrarë dhe dy plagosur, ku njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, nga të shtënat me armë që ndodhën në një kafiteri në Kansas City në shtetin amerikan Missouri, ka njoftuar policia e atjeshme.

Nga policia e në Kansas City, Dona Drake, ka bërë të ditur se dy persona humbën jetën në vendin e ngjarjes, kurse i treti ndërroi jetë në spital, transmeton Telegrafi.

Siç raporton AP, viktimat ishin persona të rritur, duke theksuar se po hetohet rasti dhe motivet e këtij sulmi.

Në SHBA kanë humbur jetën 115 persona në vrasjet masive që kanë ndodhur në katër mujorin e parë të këtij viti.

Vrasjet masive në SHBA kanë filluar të bëhen fenomen shqetësues, ndërsa policia ka rritur masat e sigurisë për të parandaluar sulme tjera. /Telegrafi/

 

Exit mobile version