Para një jave nëpërmjet mediave paralajmëruan kapjen e armëve, nëse ratifikohet marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi. Fjala është për banorët e fshatit Haxhaj të Rugovës, i cili kufizohet me Malin e Zi. Ky paralajmërim i tyre, duket se tashmë është bërë realitet.
Veriu.info mëson se sot rreth orës 14:30 dhe të dielën në po këtë kohë, ka pasur të shtëna armësh të në këtë fshat të thellë, i cili kufizohet me Malin e Zi.
“Sot ka pas gjuajtje me armë kah ora 14:30, të kalibrave të ndryshëm. Edhe të dielën në këtë kohë, ka pas gjuajtje me armë dhe kërkush nuk ka reagu deri tash”, thotë T.Q. (emër i njohur për redaksinë) për Veriu.info.
I pyetur se të shtëna a kanë ndodhur në hapësirën e Kosovës apo kanë ardhur nga territori i Malit të Zi, banori thotë se nuk e din.
Ndryshe, marrëveshja për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi, pritet nesër të hyj në rend dite për votim në Kuvendin e Kosovës.