Site icon Telegrafi

Të shtëna armësh në kampusin e universitetit në Las Vegas, vriten tre persona – policia arrin të neutralizojë sulmuesin

Policia amerikane ka njoftuar se tre persona janë vrarë nga të shtënat në kampusin e Universitetit të Nevada në Las Vegas.

Siç raporton BBC, policët kanë bërë të ditur se kanë vrarë të dyshuarin, identiteti i të cilit akoma nuk është zbuluar, transmeton Telegrafi.

E një tjetër i plagosur mbetet në gjendje të rënë në një spital, ka njoftuar policia.

Burime brenda forcave të rendit duke folur për CBS-së, e kanë përshkruar sulmuesin si një ish-profesor të kolegjit që ishte në të 60-at.

Ata theksuan gjithashtu se kishte ligjëruar edhe në Georgia dhe në Karolinën e Veriut.

Në anën tjetër, thuhet se vetëm 20 minuta pas këtij sulmi, policia i janë përgjigjur një telefonate tjetër për të shtëna tjera në një objekt tjetër të këtij universitetit.

Adam Garcia nga policia ka bërë të ditur se dy policë që kujdeseshin për sigurinë e studentëve, ishin përfshirë në të shtënat duke arritur ta izolojnë dhe vrasin sulmuesin.

Kevin McMahill i policisë së Las Vegasit, ka njoftuar se deri më tani nuk dihen motivet e sulmit apo atë sesi filloi gjithçka. /Telegrafi/

Exit mobile version