Telegrafi

Të shtëna armësh në afërsi të Shtëpisë së Bardhë, qëllohet një person (Foto/Video)

Shtëpia e Bardhë është bllokuar tërësisht, pasi janë dëgjuar të shtëna armësh në këtë zonë.

Korpusit të shtypit i është kërkuar të strehohen, ku më pas janë zhvendosur në një bodrum, pasi është raportuar për të shtëna armësh në pjesën perëndimore të avenysë Pennsylvania, transmeton Telegrafi.

Presidenti Barack Obama raportohet se nuk gjendet në rezidencën ekzekutive, edhe pse gjatë ditës kishte qëndruar aty për disa orë.

Sipas medieve amerikane, në të shtënat me armë janë përfshirë edhe Shërbimi Sekret, ku raportohet se është qëlluar një person. /Telegrafi/