Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri të martën në Tiranë.
Policia tha se ngjarja ndodhi në zonën e Don Bosko, në afërsi të zyrës së OSHEE-së, ku janë plagosur me armë zjarri shtetasit Kastriot Elezi, 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi, 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, raporton Euronews Albania.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar. /Telegrafi/