Shkodra është tronditur mesditën e kësaj të premte nga një vrasje që është regjistruar në rrugën “Isuf Sokoli”.
Policia konfirmon se një 36-vjeçar ka mbetur vitkimë e të shtënave me armë në zonën e ‘Zdrales’.
Policia vazhdon kontrollet në zonë për kapjen e autorit.
“Rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Rr., rreth 36 vjeç, banues në Shkodër”, thuhet në njoftimin e policisë.
“Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje. Është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje. Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit”, shton policia. /Telegrafi/