Një person ka shtënë me armë të mërkurën mbrëma, ndërsa si pasojë një person është plagosur.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 18:00 në Prishtinë.
“Një i dyshuar mashkull K/Shqiptar ka shtënë me armë zjarri dhe si pasojë është plagosur në këmbë viktima mashkull K/Shqiptar, i cili është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”, thuhet në njoftim.
Si provë materiale në vend të ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. I dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar në drejtim të panjohur dhe njësitë policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/