Një person ka mbetur i plagosur në një lokal në lagjen “Emshir” të Prishtinës.
Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se viktima tashmë është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencës e kryeqytetit.
“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A., mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë ajo.
Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje./Telegrafi/