Të shtëna me armë zjarri raportohet të ketë pasur ditën e enjte në një aheng në Prizren.
Policia bën të ditur se ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka konfiskuar një pistoletë, transmeton Telegrafi.
“Është raportuar për të shtëna me armë zjarri në një aheng familjar, njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka shtënë, kanë konfiskuar pistoletë me shtatë fishek dhe pesë gëzhoja”, thuhet në njoftim.
Policia njofton se nuk raportohet për të arrestuar, përderisa rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/