Telegrafi

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në Shipol të Mitrovicës rreth orës 22:00.

Nuk raportohen të lënduar, nga ky incident i armatosur.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti,.

“Sonte rreth orës 22:00, është raportuar se në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë, ishin dëgjuar të shtëna, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në cilësi të provës materiale kanë gjetur një gëzhojë. Nga informacionet e deritanishme nuk raportohet për të lënduar”, ka njoftuar Zahiti./Telegrafi/