Telegrafi

Të shtëna me armë zjarri në Mamurras, plagoset 60-vjeçari

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur pak minuta më parë në Mamaurras.

Një qytetar 60-vjeçar i quajtur Myslim Lika ka marrë një plumb në dorë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Nuk dihet ende se përse ka ndodhur ngjarja dhe cili është identiteti i autorit.

Veç policisë së Kurbinit edhe FNSH ndodhet atje e po krehin zonën. Gjithashtu janë ngritur pika kontrolli për të identifikuar dhe kapur autorin. /TCH/