Site icon Telegrafi

Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, plagoset një person

Mëngjesi i sotëm ka nisur me të shtëna armësh në fshatin Balldre të qytetit të Lezhës. Nga të shtënat ka mbetur i plagosur një person.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 08:00 dhe mësohet se shtetasi H. Gj, rreth 40 vjeç është plagosur me armë zjarri. Të shtënat kanë ndodhur pranë shtëpisë së 40-vjeçarit, në momentin kur ka dalë nga banesa.

Nga informacionet paraprake, është bërë e ditur se autori është një banor i zonës por ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes. Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilët po punojnë për kapjen e autorit. /lapsi.al/

Exit mobile version