Të hënën Pejë është shtënë me armë zjarri në drejtim të një zyrtari policor.
Për fat të mirë, zyrtari policor ka shpëtuar pa ndonjë lëndim.
Lidhur me rastin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 16:08, në rrugën “Mbretëresha Teutë”.
“Zyrtari policor sapo kishte dalë nga stacioni policor dhe ishte duke kaluar rrugën në zebra, kur nga një veturë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të tij. Për fat të mirë, ai ka shpëtuar pa lëndime.”
Gashi bëri të ditur se i dyshuari është identifikuar dhe se po ndërmerren të gjitha veprimet hetimore për kapjen e tij.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori dhe njësitet relevante. Aty janë gjetur edhe dy gëzhoja,” theksoi ai.
Ende nuk dihen arsyet e këtij incidenti./Telegrafi/